
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimeve në Kosovë do ta vizitojë edhe Beogradin, raporton Gazeta10.
Escobar do ta takojë në Serbi presidentin Aleksandar Vuçiq.
Ky takim është i planifikuar të mbahet në orën 9:30.
“Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, transmeton Tanjug.
Sot për vizitë zyrtare Escobar është duke qëndruar në Kosovë ku ka takuar presidenten Osmani si dhe kryeministrin Kurti.
Ai do t’i takojë edhe krerët e disa subjekteve opozitare në vend. / Gazeta10