Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka njoftuar se sot në në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë janë pritur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të Jevtic në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Shole, të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Dalibor Jevtic.
Gjatë ditës së sotme Chollet kishte zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Gazeta10