Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pas pesë muajve, Chelsea fiton një ndeshje me tre gola të shënuar

Gazeta10
11 March 2023 - 18:25

Chelsea e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat dhe të parën me tre gola të shënuar pas pesë muajve.

Të shtunën pasdite, Chelsea fiton në udhëtim te Leicesteri me rezultat 3:1.

Blutë nuk kishin shënuar tre gola në një ndeshje që nga fitorja 3:0 ndaj Wolvesit më 10 tetor.

Ben Chilwell (11’) realizoi për epërsinë fillestare të Chelseat, para se Patson Daka (39’) me një gol të bukur të barazonte rezultatin.

Por Kai Havertz në fund të pjesës së parë i dha sërish epërsinë Chelseat.

Mateo Kovaçiq në të 78-n vulosi rezultatin përfundimtar.

Chelseat iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje, një nga Joao Felix e një nga Mykhailo Mudryk.

Leicester luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit pasi Wout Faest u ndëshkua me të kuq.

Chelsea tash tubon 37 pikë në vendin e dhjetë, 11 më pak se vendi i katërt që mbahet nga Tottenhami.

Leicesteri është i 16-ti me 24 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.