
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme Fushë Kosova do të ketë furnizim me ujë nga 06:00-10:00 , ndërsa ndërprerje nga ora 10:00-17:00, prej 17:00-22:00 furnizim dhe prej 22:00-06:00 ndërprerje.
Sipas tyre dhe Kodra e Trimave do të këtë ndërprerje nga ora 23:00-05:00.
Ata kanë premtuar që varësisht nga situata me turbullirë , stabilizohet edhe gjendja me furnizim me ujë.
Pas këtij njoftimi kanë reaguar qytetarë të shumtë cilët kanë akuzuar këtë kompani për keqmenaxhim pasiqë sipas tyre sa herë që ka reshje të shiut dhe sado të vogla të jenë si ato të mbrëmjes së djeshme, qytetarët mbesin pa ujë të pijshëm. /Gazeta10/