KEK përmes një komunikate për media ka konfirmuar se është pezulluar nga puna Nagip Krasniqi, vendim ky me efekt të menjëhershëm.
Ndërsa, atë do të zëvendësojë Përparim Kabashin, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK, transmeton Gazeta10.
“Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim: BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në Korporata Energjetike e Kosovës.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KEK-ut.
Nagip Krasniqi u arrestua ditë më parë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Njësia e Veçantë kishte bastisur zyrën e tij, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. /Gazeta10