Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas shumë ankesave, Smajl Latifi iu përgjigjet qytetarëve të Rahovecit

Gazeta10
23 October 2024 - 10:56

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin “Adresa e Ankesave“ ju është përgjigjur ankesave të qytetarëve sa i përket mungesës së shenjave të komunikacionit në afër të një shkollë në Rahovec.

Latifi tregoi se ky shqetësim është zgjidhur dhe ka përfunduar brenda dy dite.

Ai gjithashtu ka treguar se përgjatë mandatit të tij është shfrytëzuar mbi 85 % të buxhetit të komunës, raporton Gazeta10.

“Deri në fund të vitit besojë që do të e tregojmë se kemi shpenzuar 100 % të buxhetit të komunës në projekte të ndryshme, subvencione e transfere, komunës së Rahovecit i mungon përkrahja e qeverisë, por që ne po vazhdojmë të punojmë tani jemi duke u marrë me sheshin qendror, po ashtu rruga me katër korsi është duke u punuar me intensitet të lartë ani pse kjo rrugë financohet nga Ministria e Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, e po ashtu kompleksi sportiv është në fazën përfundimtare, dhe gjithashtu jemi duke vazhduar me rregullimit e rrugëve brenda qytetit dhe në fshatra”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.