Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas shumë ndalesave, zyrtari serb Petar Petkoviq vjen në Kosovë

Gazeta10
26 October 2022 - 10:42

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë.

Zyrtari serb, Petar Petkoviq, ka arritur tashmë në Pasjanë, ku është paraparë të marrë pjesë në liturgjinë e kishës së Rashkës së Prizrenit, përcjell Gazeta10.

Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.

Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të marrë pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.

Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkut Porfiri në Patriarkanën e Pejës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.