
Pas shumë viteve jashtë skenës muzikore, me në fund është rikthyer grupi i njohur i rokut “Marigona” nga Mitrovica.
Ajo tash së fundi ka lansuar baladën e bukur me titull ” Ma merr mallin”.
Grupi i njohur nga Mitrovica ka vite që ka pauzuar nga skena muzikore, por si duket me këtë këngë të bukur solisti i grupit Vullnet Sefaja ka vendosur të rikthehet përseri, e ku besohet se shumë fansa të grupit do t’i gëzohen këtij rikthimi të Marigonës.
Stili i zhanrit të tyre, pak a shumë mbetet i njejtë dhe nuk ka ndryshuar edhe pas kaq viteve jashtë skenës muzikore.
Prandaj rikthimi i tyre në skenë është lajm i mirë jo vetëm për vetë grupin, por edhe për shumë fansa të MARIGONËS që janë të shumë.
Këngën e plotë mund ta dëgjoni në videon më poshtë./Gazeta10