Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Blero dhe Eronita bëhen prindër për herë të parë

Gazeta10
30 May 2026 - 21:04

Një moment i rëndësishëm dhe shumë i veçantë ka ardhur në jetën e çiftit Blero dhe Eronita, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

Ndonëse kanë zgjedhur të mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes publike, gëzimi i madh familjar nuk ka mundur të mbetet i fshehur gjatë.

Sipas burimeve të sigurta për Prive By Liberta Spahiu, Eronita ka sjellë në jetë një djalë ditën e djeshme, duke shënuar kështu një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm për çiftin.

Lindja është realizuar në Sarajevë, ndërsa menjëherë pas lajmit, Blero është nisur drejt qytetit për të qenë pranë partneres dhe të birit në këtë moment të veçantë.

Çifti pritet që në ditët në vijim të ndajnë më shumë detaje me publikun, përfshirë edhe emrin e vogëlushit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.