
Në një shoqëri ku ndarjet mes komuniteteve, sidomos atyre shqiptare dhe serbe, janë të dukshme, ambientet që i frekuentojmë pothuajse çdo ditë, si lokalet e kafeneve, furrat e bukës dhe vendet e punës, janë hapësira ku shqiptarët dhe serbët në veri të Kosovës takohen, pavarësisht problemeve ndëretnike.
Gjatë këtij viti, përputhja e agjërimit të Pashkëve dhe muajit të Ramazanit krijoi një situatë të veçantë, ku një pjesë e madhe e popullsisë në Kosovë agjëronte në të njëjtën kohë, secili sipasbesimit të tij.
Në këtë kontekst, jeta e përditshme tregoi se dallimet mund të shndërrohen në ura lidhëse.
Në mjediset me shumicë serbe, si Graçanica, objektet gastronomike përshtatën ofertën e tyre për të përmbushur nevojat e të gjithë besimtarëve. Restorantet dhe furrat e bukës u kthyen në vende ku respektohen dallimet fetare dhe kultivohet bashkëjetesa përmes ushqimit.
Një nga shembujt më të mirë është restoranti “Etno Kuća” në Graçanicë, ku klientët janë kryesisht shqiptarë, sidomos gjatë Ramazanit.
Gjatë kësaj kohe, restoranti ofroi menu iftari, por gjithashtu edhe ushqime pa yndyrë shtazore për besimtarët ortodoksë.
Nga ky restorant thanë se tash e 13 vite kanë menu Ramazani për besimtarët myslimanë, ndërsa thanë se planifikojnë që ta vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
“Po, sigurisht që planifikojmë. Tashmë prej 13 vitesh çdo Ramazan kemi menu, duke qenë se 75% e mysafirëve tanë janë të besimit mysliman. Mysafirët janë shumë mirënjohës dhe e vlerësojnë që ne përpiqemi t’u dalim në ndihmë”, thanë nga“Etno Kuća”.
Suzana Pavlovic qytetare serbe, e cila jeton në MitrovicwnVeriore thekson se bashkëjetesa mund të jetë natyrale, por jo gjithmonë e lehtë.
“Në restorante, në vendet e punës apo në hapësira të tjera të përbashketa, njerëzit shpesh ndajnë të njëjtat detyra, interesa dhe probleme të përditshme, kështu që përkatësia kombëtare nukështë në plan të parë.
Megjithatë, për shkak të së kaluarës dherrethanave shoqërore, ndonjëherë nevojitet përpjekje shtesë përtë ndërtuar besimin dhe ndjenjën e sigurisë mes njerëzve”, tregoi ajo.
Sipas saj, ndërveprimet e përditshme luajnë rol kyq në ndryshimin e perceptimeve mes komuniteteve.
“Përmes punës së përbashkët, bisedës dhe kontaktit tëpërditshëm, njerëzit kanë mundësi të njihen më mirë dhe të tejkalojnë stereotipet që mund të kenë për njëri-tjetrin.Këto marrëdhënie shpesh tregojnë se është e mundur të ndërtohet komunikim dhe bashkëpunim normal pavarësisht dallimeve apo tensioneve politike”, shton Pavlović.
Ky tekst është realizuar nga bashkautorët: Besarta Jashari dhe Bojan Miladinovic, në kuadër të një projekti të përbashkët mes AGK-së dhe UNMIK-ut, i cili synon promovimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve)