Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Pas të hënës vjen e marta”, i thumbon gazetarët Besnik Bislimi (Video)

Gazeta10
16 November 2022 - 14:17

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka qenë në disponim të mirë sot me gazetarët duke mos dhënë asnjë përgjigje për ecurinë e  bisedimeve pos faktit se nuk ka marrëveshje për targat.

I rrethuar nga gazetarët, ai i ka ‘thumbuar” ata kur është pyetur çka do të ndodhë pas të hënës.

 “Çka do të ndodhë nga e hëna, zotëri Bislimi”, ishte pyetja që iu drejtua nga gazetarët.

“Vjen e marta pastaj. A e di ti çka ka me ndodhur…? Nuk jam Nostradamus.. jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën se ne jemi në bisedime”, tha Bislimi para mediave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.