Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Gazeta10
21 June 2026 - 8:13

Sot do të rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj i cili kishte qenë në listën e personave të zhdukur.

Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet në varrezat e fshatit Kodrali të Deçanit nga ora 16:00.

“Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’  në fshatin Kodrali të Deçanit”.

Ata kanë njoftuar se ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj. Njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.