Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas zgjedhjeve, Kurti niset për në Vjenë – merr pjesë në Forumin Ekonomik

Gazeta10
08 June 2026 - 14:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Austri.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit dyditor në Austri, Kurti do të zhvillojë takime zyrtare dhe do të marrë pjesë në aktivitete ekonomike ndërkombëtare.

“Gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kryeministri në detyrë do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum), ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet rajonale.

Vizita vjen në një periudhë të rëndësishme politike për Kosovën, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.