Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pasagjerët dehën dhe përleshën, aeroplani aterroi në Portugali

Gazeta10
20 January 2024 - 15:51

Një pasagjer aeroplani u largua dhunshëm nga policia, pasi një fluturim nga Lutoni drejt Lanzarotet u devijua për në Portugali shkaku i sjelljes së tij.

Burri i cili mendohet të jetë britanik, bashkë me një grup tjetër personash thuhet të kishin qenë nën ndikimin e alkoolit, gjë që i ka bërë të ngacmojnë disa pasagjere gra.

Ngjirja e zërit dhe problemet gjatë gëlltitjes mund të tregojnë kancerIkigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet t…Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në s…Ylli Dërvishi përfundon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 2Anita për situatën e Bucit dhe santianës: Nuk shihet në kamera që Buci të ka ofenduar

Kur piloti është informuar për sjelljet e pahijshme të tyre, ai ka njoftuar se aeroplani do të drejtohej për një ulje të parakohshme në Portugali, raporton dailymail.

Në momentin e aterimit policia menjëherë ka intervenuar duke i arrestuar burrat që akuzoheshin për sjellje të pahijshme. Një nga ta ka rezistuar duke i detyruar policinë portugeze ta tërhiqnin zvarrë nga aeroplani.

Nga pamjet e shpërndara në rrjete sociale, dëgjohen udhëtarët e tjerë teksa e inkurajojnë dhe e duartrokasin policinë për aksionin e menjëhershëm.

Pasagjerët kanë pranuar një email nga agjencia e fluturimeve ku shkruhej se u “kërkojmë falje që fluturimi juaj nga  Luton në Lanzarote u devijua papritur në Faro. Kur detyrohemi të devijojmë një fluturim, ne fillojmë menjëherë të planifikojmë udhëtimin tuaj të mëtejshëm nga aeroporti ku jeni devijuar. Nëse fluturimi juaj devijohet dhe është planifikuar të vazhdojë nga diku tjetër, ne do të punojmë që kjo vonesë të jetë sa më minimale”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.