Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pasi e akuzoi për përfshirje në rastin Pantiq, Presidenca i reagon Ridvan Berishës

Gazeta10
09 January 2023 - 22:29

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit, Ridvan Berisha i cili në emisionin “Politiko” në Kanal10 deklaroi se kabineti i presidencës Osmani, është i përfshirë direkt në rastin e ish-policit serb, Pantiq.

Presidenca në reagimin e saj këtë deklaratë të Berishës e ka quajtur gënjeshtër, sajim e shpifje të paprecedentë.

Në reagim po ashtu thuhet se presidentja, Vjosa Osmani asnjëherë në asnjë rast e situatë nuk ka interferuar punën e organeve të drejtësisë, shkruan Gazeta10.

Tutje, thuhet se Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës.

“Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë. Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq”. Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit. Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.