Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pasi e fajësoi Rusinë për incidentin, Gërvalla nga Berlini lufton për heqjen e dënimit me vdekje në botë

Gazeta10
16 November 2022 - 13:40

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka injoruar kritikat pas postimit të saj fajësues për Rusinë ende pa u konfirmuar burimi i raketave.

Ajo ka postuar një aktivitet të ri në Twitter, këtë herë duke u lajmëruar nga Berlini.

Ka thënë se po merr pjesë në Kongresin Botëror Kundër Dënimit me Vdekje me ftesë të ministres së jashtme gjermane,  Annalena Baerboc.

“Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Botëror Kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të homologes time Annalena Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjeve botërore për eliminimin e dënimit me vdekje” ka shkruar ajo”.’/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.