Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pasi i ktheu targat në RKS, digjet vetura e një qytetari serb në Zubin Potok

Gazeta10
02 November 2022 - 10:44

Qytetarit serb nga komuna e Zubin Potokut i është djegur vetura dje pas mesnate, pasi që i rikthehu targat e veturës në RKS, raporton Gazeta10.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura ishte e tipit Hyndai, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:34.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Po ashtu, Policia ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila njofton do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.