Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pasojat e reshjeve: Një veturë fundoset në ujë në afërsi të Ferizajit

Gazeta10
14 December 2023 - 23:10

Reshjet e ditës së sotme, nuk u ndalën për orë të tëra, dhe shiu ra me intenzitet të lartë.

Kjo ka shkaktuar edhe pasoja dhe një rast i tillë është në fshatin Prelez të Ferizajit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Ai tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe kjo ka ardh si shkak i grumbullimit të ujit në at vend.

Veseli tha se nuk pati lëndime në këtë rast.

“Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga tê reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lēndime”, tha Veseli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.