Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pasojat po i bartim ne, s’kemi lokacion ku me i bartë mbeturinat” – Reqica për mbeturinat në kryeqytet

Gazeta10
13 Maj 2026 - 9:57

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” Petrit Reqica në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Ai ka thënë se arsyeja e grumbullimit të mbeturinave është se nuk po kanë hapisrë se ku me i dërgu ato, raporton Gazeta10.

Reqica ka thënë se kapaciteti dhe vullneti i punëtorëve është por mbetet vetëm vendosja e një lokacioni për hudhjen e mbeturinave.

“Në gjendjen ekzistuese jemi mirë, por aty ku po qalojmë dhe jo për fajin tonë janë mbeturinat, dhe pasojat jemi duke i bartë na sepse deponia e cila është përcaktu është ndalur nga Ministria, njëherë deri sa të bëhet zgjidhja nuk po kemi ku me i dërgu mbeturinat, edhe pse kapacitetin e kemi vullneti i punëtorve është mirëpo nuk kemi lokacion ku me i bartë ato, dhe kjo është arsyeja pse mbeturinat kanë fillu me u grumullu”, tha ai në Kanal10.

Më poshtë mund të ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.