Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Paulo Dybala në radarin e Chelseat

Gazeta10
17 May 2023 - 16:13

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala në verë mund largohet nga Roma vetëm një vit pasi u transferua në kryeqytetin italian.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Dybala po kalon në formë mjaft të mirë në edicionin e parë të Romës, duke u shndërruar menjëherë një lojtarin kyç të kësaj skuadre.

Kluazola e largimit të tij është vetëm 20 milionë euro, shumë kjo që nuk është e pa përballueshme për ekipin londinez.

Pochettino pritet të marrë drejtimin e Chelseat nga edicioni i ardhshëm dhe ish-anëtari i Juventusit është në listën e dëshirave të trajnerit argjentinas.

29-vjeçari erdhi te Roma si transfer i lirë, pas një periudhe shtatëvjeçare që e kaloi te skuadra tjetër italiane, Juventusi.

Ai ka kontratë me “Giallorosët” deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Këtë edicion me fanellën e Romës, Dybala ka shënuar 16 gola e ka kontribuar me tetë asistime në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.