Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Pazari me Listën Serbe u konfirmua sot, veteranët jashtë ligjit” – Çollaku: VV është PDK 2.0

Gazeta10
13 July 2023 - 21:20

Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, duke komentuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës, gazetari Adrian Çollaku ka thënë se duhet të bëjmë krahasime për të ardhur deri te e vërteta.

“Vetëvendosje është një PDK 2.0, asgjë nuk dallon nga ajo, edhe PDK sot e ka për pushtet siç e kishte VV-ja dikur, na rrejnë këta në rrejnë ata”, tha ai.

Sipas tij Ligji që sapo u miratu nga pushteti veteranët i ka lënë jashtë pagës minimale, e konfirmon inçizimin mes Kusarit dhe Simiq.

“Pazari u konfirmua sot me 64 vota për, VV-ja na shet patriotizëm, këta janë mashtrues, e mbrojnë Mimoza Kusarin e cila me urdhër të Kurtit ka folur me Radojiçiqin për me i përjashtu veteranët nga ligji edhe tu ka miratu ligji”, tha Çollaku.

Ai i ka thënë analistit Krenar Shala se duhet të këtë kujdes kur flet me të pasiqë Shala pyeti atë se a ka votuar sot pro ligjit Lista Serbe. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.