Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK dënon djegien e veturave në Zveçan, kërkon që kryetarit e zyrtarëve komunalë t’u ofrohet mbrojtje

Gazeta10
26 July 2024 - 15:59

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e mbrëmshëm kriminal të djegies së dy veturave zyrtare të Komunës së Zveçanit në vendparkimin e objektit të komunës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një komunikate për media, PDK u bën thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ta hetojnë dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast, si dhe të angazhohen në parandalimin e akteve të tilla të mundshme.

“Rritja e interesimit të qytetarëve serbë që jetojnë në Komunën e Zveçanit për të drejtuar dhe shprehur nevojat e tyre ndaj komunës, si duket po i pengon grupet kriminale.  Kryetari i komunës, Ilir Peci dhe ekipi i tij mbeten të përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet në reagim.

Tutje PDK-ja kërkon nga organet e rendit t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.