Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK i kërkoi Presidentes tërheqjen e ligjit, reagon Gruda: Qëndroj prapa çdo shkronje, nuk ka asnjë gabim

Gazeta10
22 October 2026 - 20:28

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi kjo parti ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

Gruda tha se ky ligj nuk e ka asnjë gabim.

Ai tha që qëndron pas deri në fund pas çdo shkronje të këtij ligji.

Tuje ai tha se çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj.

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet. Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij”.

“Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij. Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua. Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.