Gazeta10

“PDK-ja i ka 4-5 Dejona, prej telefoni iu kontrollojshin”, Gashi – Beqa: Ndërro vendin me deputetin e VV-së

Si diçka normale e jo të jashtëzakonshme, e ka cilësuar komentatori politik, Blerim Gashi veprimin se për të folur deputetët e VV-së, duhet ta pyesin, Koordinatoren e Komiteteve, Dejona Mihalin, shkruan Gazeta10.

Gashi ka thënë se Mihali e bën organizimin ideologjik të partisë dhe duhet pyetur se çka duhet folur në publik.

Për guximin me fol është normal me vet Dejona Mihalin, ajo nuk është drejtoreshë e SHIK-ut të VV-së, nuk është njësi para politike me fuqi të madhe në nëntokën e Vetëvendosjes. Është zyrtare e cila e bën organizimin ideologjik e zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm për me udhëheqë një qasje. Pra ideologji programore.”, tha ai në “POLITIKO”.

Tema e kontrollit brenda partisë, Gashin e përplasi me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqajn, ku opinionisti hodhi akuza duke thënë se brenda PDK-së, kanë qenë 4-5 Dejona që e kanë kontrollu këtë subjekt.

Ndërsa, sa i përketë PDK-së, aty janë kanë nja 4-5 Dejona Mihali, që s’janë kanë hiç në strukturë të PDK-së, por me telefona i kanë udhëheqë. Janë mjaftë të afërt me Beqën, kur patën shku nja 12 vetë patën hi në grup të PDK-së e janë bërë deputetë. A të ka vet kush kur e ke votu Gjykatën Speciale? A u kanë vendim koherent?”, deklaroi ai në Kanal10.

Beqa iu kundërpërgjigj Gashit duke e cilësuar si një person pro VV-së dhe që duhet vendi t’i ndërrohet me deputetin e kësaj partie.

Si analistë të vlerësoj, amo kështu po fol më shumë si VV, ta kisha ndërruar vendin me deputetin, më shumë Vetëvendosje po fol ti se sa deputeti, në kuptimin e akuzës dhe mbrojtjes së partisë. Një analist duhet të jetë real.”, tha Beqa./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut