
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare, raporton Gazeta10.
Hamza ka thënë se lista përfaqëson kombinim të përvojës dhe energjisë së re, duke shtuar se mbi 50 për qind e kandidatëve janë prurje të reja.
“Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë”, ka deklaruar ai.
Sipas Hamzës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin zgjedhor, të cilin e ka cilësuar si program serioz dhe të përgjegjshëm për qytetarët dhe shtetin./Gazeta10