Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës në Komisionin për Punë të Jashtme

Gazeta10
13 October 2026 - 12:25

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Përmes një postimi, Musliu-Shoshi bëri të ditur se në kuadër të mbledhjes është miratuar plani i punës dhe fushëveprimi i Komisionit.

Ajo theksoi se hartimi i një strategjie institucionale për çështjen e Hagës është i domosdoshëm për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.

Ndërkaq, deputetja nënvizoi se ndër prioritetet kryesore të Komisionit mbeten anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe forcimi i marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.