
Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala i ftuar sonte në emisionin “Adresa” të Kanal10 tha se kryeministri aktual, Albin Kurti për dallim nga e kaluara, tashmë sulmet politike i ka hedhur ndaj LDK-së.
Sipas Shalës, një pjesë elektoratit të LDK-së në zgjedhjet e kaluara kishin votuar VV-në dhe tani po rikthehen nga LDK.
“PDK-në e ka sulmu atëherë kur ishte e fortë, kur kanë qenë liderët Thaçi e Veseli. Me sulme ndaj PDK-së është rrit në një far forme. E pse e sulmon tash pak më shumë LDK-në dhe pse i thotë lodhje, për arsye se rrezikun më të madh e ka prej LDK-së. Se një pjesë e madhe e elektoratit të LDK-së kanë votuar VV-në në zgjedhjet e kaluara”, tha Shala. /Gazeta10/