Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK vazhdon shtrirjen në Evropë, themelon strukturat e reja në Toskanë të Italisë

Gazeta10
06 November 2022 - 17:02

Ka një kohë që PDK-ja po vazhdon të shtrihet në shtetet evropiane, duke themeluar degë dhe nëndegë. Ky aktivitet vjen pas disa vitesh që kjo parti kishte shuar strukturat e saj partiake si rezultat i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 2008.

Deputeti Elmi Reqica, i mandatuar nga partia për ta udhëhequr këtë proces, këtë vikend i shoqëruar nga bashkëpartiaku Enver Hoxhaj qëndruan në Itali, në rajonin e Toskanës.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se kanë ngritur këshillin e organizimit të degës së PDK-së në Itali, ku Patriot Krasniqi pritet ta udhëheq këtë nismë.

Po ashtu, PDK themeloi edhe nëndegën e PDK-së në rajonin e Toskanës, ku kryetar u zgjodh Qëndrim Ajgeraj, nënkryetar Fadil Berisha dhe sekretar Përparim Krasniqi.

“Vizioni ynë është që mërgata në vazhdimësi të jetë e informuar dhe e përgatitur që të veprojë së pari për të mirën e Kosovës, të mirën e vet dhe të PDK-së. Misioni i saj derivon nga mundësia e shfrytëzimit të potencialit të mërgimtarëve për zhvillimin e vendit, qoftë përmes burimeve njerëzore apo edhe të kapitalit. Kontributi i mërgimtarëve edhe në Itali është i njohur, i sprovuar në të gjitha etapat kohore, në të cilat ka kaluar vendi. Këtë kontribut e kemi parë dhe ndjerë para, gjatë dhe pasluftës.  Pa ndihmën e mërgatës edhe nga Italia, familjet në Kosovë do ta kishin shumë më të vështirë përballjen me jetën. Vështirësi do të kishte edhe shteti dhe shoqëria, andaj u jam përherë mirënjohës” ka shkruar Reqica. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.