
Komentatori politik, Adrian Çollaku ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Çollaku i ka cilësuar këto tensione si të papranueshme.
Sipas tij, kjo situatë ka ardhur për shumë arsye.
“Krejt ka pak se këta mendojnë qe qeveria gjatë kohës së vërshimeve nuk e ka nda asnjë cent, mandej Kurti ka dale PDK-yhy, LDK-yhy. Sidoqoftë mendoj që nuk ka nevojë për situata të tilla”, ka thënë Çollaku.
Ndryshe, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme në Skenderaj, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/