Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PE i kërkon Kosovës institucione funksionale për përshpejtimin e reformave dhe normalizimin e raporteve me Serbinë

Gazeta10
29 July 2026 - 14:54

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të sigurojë institucione funksionale, në mënyrë që të përshpejtojë reformat e nevojshme dhe të avancojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në platformën X, Parlamenti Evropian theksoi se një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë thelbësore për ecjen përpara të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe për mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE si vend kandidat potencial.

“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale, në mënyrë që të avancohen reformat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe të mbështetet rruga e Kosovës drejt BE-së si vend kandidat potencial”, thuhet në postimin e Parlamentit Evropian në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.