Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci flet për të arriturat e tij në Ministrinë e Bujqësisë

Gazeta10
04 September 2022 - 13:26

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur për të arriturat në këtë ministri, raporton Gazeta10.

Peci ka thënë se përkrahja e ministrisë që ai drejton është e njejtë për të gjitha komunat teksa për këtë ka ndarë edhe një shembull.

 “Absolutisht (përkrahja) është e njëjtë për të gjitha komunat, mund të ndaj me ju një shembull, në kuadër të investimeve kapitale për kategorinë e investimeve në sektorin e ujitjes, ne kemi nënshkruar memorandume me tetë komuna, prej tyre dy komuna që u është ofruar përkrahja janë nga Vetëvendosje, dy janë nga LDK, dy nga PDK dhe dy nga AAK. Përkrahja ka qenë edhe në aspektin e përfaqësimit të rajoneve të Kosovës por edhe në aspektin e përfaqësimit politik, kështu që ne nuk njohim as parti politike në nivel të komunikimit me fermerët, me komunat në proces të realizimit të investimeve”, ka thënë ministri i Bujqësisë.

Tutje, ai ka thënë se gjendja në të cilën e ka marrë drejtimin e ministrisë ka qenë tejet e palakmueshme.

“Fatkeqësisht gjendja në të cilën e kam marrë Ministrinë e Bujqësisë ka qenë në një situatë tejet të palakmueshme, vetëm në një kategori borxhet ndaj fermerëve kanë qenë 40 milionë euro, kështu që e kemi ndryshuar tërësisht ketë pjesë të mënyrës së menaxhimit dhe qasjes në Ministrinë e Bujqësisë, për 1 vit e gjysmë të udhëheqjes së Ministrisë së Bujqësisë nga unë, në këtë rast nga Qeveria Kurti 2, në rast se i marrim për bazë politikat hartuese, dokumentet strategjike, avancimin e legjislacionit dhe përkrahjen financiare, janë më shumë sesa krejt mandatet e tjera paraprakisht”, ka thënë Peci për kp.

Sipas Pecit, fermeri i Kosovës aktualisht është më i përkrahuri në rajon teksa ka thënë se në shtrejtimin e produkteve që lidhen me këtë sektor ministria që ai e drejton s’mund të ndërhyjë.

 “Përkrahja jonë në kategorinë e subvencioneve shkon deri në 216% , është rritje enorme dhe shumëfishim në të gjitha kategoritë e përkrahjes për fermerët, është përkrahja më e madhe në rajon, është përkrahja më e madhe ndonjëherë e realizuar në sektorin e bujqësisë. Tash ne nuk mundemi si institucione ose si vend i vogël të ndikojmë në nivelin e çmimeve të naftës ose të trendit të produkteve ose imputeve bujqësore që kryesisht kanë ardhur si rezultat i krizës energjetike, efektit të pandemisë dhe luftës në Ukrainë”, ka thënë ministri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.