Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci i reagon Mustafës pas deklaratave për Gërvallen

Gazeta10
18 January 2025 - 13:49

Ministri Faton Peci, i reagoi Isa Mustafës, pasi ky i fundit në një intervistë  e ka quajtur kryediplomaten kosovare si fallxhore dhe marionetë të Kurtit e VV-së.

Peci Isa Mustafën, e quajti “marionetë të Hashimit”.

 

Postimi i plotë:

Isa Mustafa e paska quajtur Donika Gërvallen fallxhore dhe marionetë të Vetëvendosjes.
Isa ky marionetë e PDK-së dhe Hashimit, ky faqezi po thotë lereni të qetë Rugoven, të cilin nuk e la të qetë ai për së gjalli, duke i ndalur financat e duke tentuar t’i vendosë lakun, kundër njeriut që i doli përballë Serbisë.
Ky që shkatërroi çdo vlerë njerzore e morale në politikë, moralizon duke e sulmuar çdo përsonalitet me dinjitet e duke mos e kursyer e lënë të qetë Donikën me datën 17 janar. Por, çfarë din Isa për datat dhe figurat kombëtare, kur ai në kalendarin e datave të rëndësishme ka datat e lindjes së Titos dhe Rrahmon Morinës.
Isa ky nënkontraktor i PDK-së që nuk ka shpirt me e kuptu që dikush zhvillon partneritet e këtë partneritet e shpalosë hapur e cep më cep…
Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struciii i friksuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.