Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pëfundon ndeshja, Kosova u-19 fiton ndaj Austrisë

Gazeta10
20 March 2024 - 17:57


Kosova U19 sot me fillim nga ora 16:00 ka zhvilluar ndeshjen e parë të “Elite Round” për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Adil Maliqi ka fituar me rezultatin minimal ndaj Austrisë.

Autogoli i Schöller me fillimin e pjesës së dytë, vendosi fatin e këtij takimi, duke i siguruar dardanëve tre pikë.

Austriakët dominuan ndeshjen, por deri në fund djelmoshat nga Kosova luftuan për të ruajtur rezultatin.

Kosova tashmë është lidere e grupit, me tre pikë pas një ndeshje të zhvilluar, me dardanët që ndeshjen e rradhës do e luajn ndaj Spanjës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.