
Deputeti i partisë në pushtet, Salih Zyba ka akuzuar partitë politike që dikur kanë udhëhequr me vendin se ka pasur përpjekeje nga ta për ta harruar si proces çështjen e personave të pagjetur.
Madje sipas tij, përpjekja e qeverive të kaluara ishte që çështja e të pagjeturve të mos jetë pengesë as në negociata me Serbinë.
Deputeti i VV-së në Prime Time në Kanal10 ka përmendur ish-zëvendëkryeministrin nga PDK-ja Hajredin Kuçi si politikanin më të përfolur për këto qëndrime, shkruan Gazeta10.
“Unë s’them që s’ka pasur përpjekje por, janë disa përpjekje për tu arsyetuar, dhe përmes qeverisjeve, prej aturoiteteve më të larta ka qenë një përpjekje, jo vetëm me minimizuar por me harru edhe si proces që mos me qenë pengesë në negociata por edhe si temë mos me ekzistu. Hajredin Kuçi është personi më i përfolur dhe më konkret në qëndrimet që i ka mbajtë kur ka pasur pozita të larta.”, tha Zyba në Prime Time./Gazeta10