Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për 5 muaj u investuan 240 milionë euro 

Gazeta10
04 September 2022 - 19:47

Përfaqësuesit e Bizneseve kanë kërkuar nga institucionet shtetërore të lehtësojnë procedurat ligjore për investitorët e huaj dhe të eliminojnë burokracinë, derisa kanë thënë se rol të madh për tërheqjen e investitorëve e luan edhe ngritja e imazhit të vendit dhe stabilizimi i situatës në veri të Kosovës, raporton Kanal10.

Raporti: Bleona Dallaveraj

Përkundër faktit që vendi po përballët nga kriza në krizë, kjo nuk po del të jetë pengesë për shumë investitorë të huaj që po zgjedhin Kosovën si të favorshme për investime.

E për këtë arsye, odat e biznesit po kërkojnë thjeshtësim apo eliminim të burokracive, për këto biznese në mënyrë që të behët tërheqja e sa më shumë investitorëve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga institucionet kosovare ndryshimin e ligjeve për këta investitorë.

Ndërkaq, Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka vlerësuar se përveç sigurisë juridike rol luan edhe siguria fizike.

Derisa ka shtuar se vendi duhet të punojë sa më shumë për përmisimin e imazhit, dhe stabilizimin e situatës me fqinjët veriorë për tërheqjen e investitorëve.

Megjithatë, sipas Bankës Qendrore të Kosovës vetëm në pesë mujorin parë të këtij viti vendi ka regjistruar rreth 40 milionë euro më shumë investime direkte në Kosovë krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Vetëm deri në Maj të këtij viti 240 milionë euro janë investuar nga investitorët e huaj deria viti 2021 shifrat totale kapin rreth 421 milionë euro investime direkte./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.