Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Për dy ditë, 15 sulme ndaj gazetarëve në veri” – Kryetari i AGK-së: U sulmuan vetëm pse janë shqiptarë

Gazeta10
30 May 2023 - 20:59

Vetëm gjatë dy ditëve të raportimit nga komunat e veriut për protestat e dhunshme të serbëve, në AGK janë raportuar 15 raste të sulmeve të rënda ndaj gazetarëve.

Ka bërë të ditur në Politiko, kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha i cili tha se vetëm gjatë ditës së sotme cak i sulmeve të protestuesve serbë ishin mediat shqiptare nga Kosova.

Rexha u ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe atyre të NATO-s që tu ofrohet siguri gazetarëve që raportojnë nga këto zona.  

“Nuk e kam lehtë ta them, por nga përvoja personale sulmohen ekipe të televizioneve shqiptare të Kosovës. Pse jemi shqiptar. Më vie rëndë ta them. S’do të doja ta them këtë, ne kemi edhe kolegë tanë gazetarë serbë që raportojnë nga veriu, e në terren e kemi soladiritetin e tyre me neve. Kërkojmë urgjentisht, është alarmuese që forcat e rendit, Polcia e Kosovës por edhe NATO që në secilin lokacion të bëjnë një perimeter në mënyrë që gazetarët të raporotjnë të sigurt.”, tha tutje Rexha. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.