Politiko

Për herë të parë e sjell DnV në Kosovë, Kryeziu sqaron se çfarë do të ofrojë “smart vote”

Gazeta10
10 Janar 2025 - 22:16

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka bërë të ditur se më 11 janar do të lansohet për herë të parë në Kosovë platforma “smart vote”.

“Smart vote është një program, të cilin Demokracia në Veprim e ka realizuar në bashkëpunim me Institutin zviceran, i cili lansohet në disa vende perendimore dhe ne kemi tentuar që për here të parë ta sjellim në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryeziu ka sqaruar se kjo databazë do t’i ndihmojë qytetarët që të votojnë në mënyrën më të mirë të mundshme subjektet politike, duke parë më gjerësisht programin e tyre dhe duke qartësuar qëndrimet e tyre karshi këtyre subjekteve.

“Smart vote është një databazë e cila do të përbëhet nga 25 pyetje dhe përgjigje nga programet e subjeketeve politike edhe qëndrimet e subjekteve për çështje të caktuar”, ka thënë Kryeziu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.