Gazeta10

Për katër muaj 70 pacientë me urgjencë kërkuan ndihmë financiare nga FSSH

Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore gjatë katër muajve të parë të këtij viti, kanë kërkuar mbështetje financiare për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore mbi 70 pacientë që kanë pasur nevojë për trajtim me urgjencë. E për këto raste të cilat kryesisht kanë marrë trajtim në spitalet turke, janë shpenzuar 2 milionë euro nga buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri u shpreh për KosovaPress, se diagnozat të cilat nuk janë pjesë e udhëzimit administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, nuk po aprovohen nga Fondi.

“Nuk do të thosha se ka shtim të kërkesave, mirëpo e meta është se lista e diagnozave që është pjesë e udhëzimit është shumë e mangët në momentin kur është hartuar kjo listë, nuk është marrë për bazë kriteri dhe qëllimi që ka qenë i kësaj liste dhe ka mbetur e mangët dhe prej viti 2017, nuk është përditësuar. Numri vazhdon të jetë ai thuajse i njëjti i cili ka qenë, me marrjen e detyrës, ne i kemi njoftuar të gjitha klinikat se sidomos te rastet urgjente ku është e obliguar fletëzotimi, diagnozat të cilat nuk janë pjesë e kësaj liste nuk do të aprovohen. Sipas të dhënave që i kemi nga divizioni për trajtim, gjatë këtij viti deri më tash mbi 70 persona kanë kërkuar mbështetje financiare për raste urgjente të referuara nga klinikat e ShSKUK-së”, tha ai.

Sipas u.d. të drejtorit të Fondit, deri më tani prej gjithsej 9 milionë eurove, sa kanë në dispozicion, janë shpenzuar vetëm për rastet urgjente 2 milionë euro.

“Buxhet i ndarë për këtë vit është 9 milionë euro, ne mbajmë evidencat për rastet urgjente të cilat aplikojnë, janë obligim i yni sepse te rastet e rregullta, është procedurë tjetër që ndjekim dhe ka raste kur refuzohet, tash afër 2 milionë euro janë shpenzuar për rastet urgjente në bazë të fletë zotimeve të cilat i kemi lëshuar si Fond”, theksoi ai.

Edhe këtë vit personat që vuajnë nga sëmundjet malinje, vazhdojnë të jenë ata të cilët kërkojnë më së shumti ndihmë financiare nga shteti, pasi trajtimi në institucionet publike vendore nuk është i mundur.

Ndërsa, tek spitalet turke edhe në këtë fillim vit, kosovarët vazhduan të kërkojnë ilaç për shëndetin e tyre.

“Diagnozat më të shpeshta dhe më të kushtueshme të cilat kërkojnë përkrahje financiare janë te sëmundjet malinje, siç jemi në dijeni të gjithë, shteti i Kosovës nuk mund ta ofrojw këtë shërbim… Ofrohen disa por për shembull transplantet nuk ofrohen, sëmundjet malinje si trajtimi i leukimisë nuk ofrohen, këto janë diagnozat më të shpeshta që referohen dhe më të kushtueshme, mbi 60% e buxhetit shpenzohen për këto diagnoza… Vazhdon të jetë shteti i Turqisë, i cili i trajton kryesisht pacientët tanë ndoshta për shkak të udhëtimit më të lehtë e vizave apo ndonjë arsye por është e drejtë e pacientit të vendos se ku dëshiron të marrë trajtimin”, theksoi ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të FSSH-së, Bujar Kaçuri tha se udhëzimi i ri administrativ për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së shpejti do të finalizohet.

Ai theksoi se ky udhëzim parasheh diagnoza të reja për të cilat pacientët mund të marrin mbështetje financiare për shërbim shëndetësor jashtë institucioneve publike.

“Drafti thuajse është final, kanë mbetur të diskutohet çështje teknike dhe procedurale. Është e vërtetë që lista e diagnozave që është paraparë të mbulohet është më e madhe për fat të keq sepse krijon kosto për buxhetin, mirëpo ndoshta është ndihmesë për qytetarët të cilët ato trajtime nuk mund t’i marrin në institucionet tona publike shëndetësore. Besoj se sipas procedurës së shpejti ky udhëzim do të implementohet por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u diskutuar para finalizimit”, u shpreh Kaçuri.

Qytetarët e Kosovës edhe 24 vite pas luftës vazhdojnë që të mos gëzojnë sigurime shëndetësore. Ndërsa, në vitin 2022 për shkak të dyshimeve për keqpërdorim dhe keqmenaxhim për trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi, Bordi i Fondit e ka shkarkuar nga detyra e drejtorit, Fatmir Plakiqin.

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat