![](https://gazeta10.com/wp-content/themes/kanal10-design/logo/kerkom.png)
Qytetari Migjen Fazliu në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka treguar për vështirësitë që ai i ka pasur gjatë ndërprerjes të rrymës.
Ai ka treguar se punon nga shtëpia dhe se për të ka qenë sfidë shumë e madhe pasi i duhej të shkonte në kafiteri që të përfundonte punët e tij, raporton Gazeta10.
“Për mu ka qenë sfidë ne vetë ndërprerja e energjisë elektrike, pasi unë jam një person që punojë nga shtëpia dhe mua më është dashur që të ndjekë kafiteritë në qytet për të përfunduar punët e mija, ndërsa për tu larë fatmirësisht kam familjarë tek të cilët kam shkuar, dhe kjo gjendje për lagjen tonëka qenë gjendje lufte”, tha ai për Kanal10.
Fazliu shton se në lagjen ku ai jeton nuk është bërë asnjë ndryshim në trafon nga KEDS-i, dhe si pasojë e kësaj ai është detyruar të telefonoj policinë dhe ti kërcënojë se do ta djeg trafon ndoshte atëherë do të investohej në të.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10