
Ardian Çollaku nuk u pajtua me analizën e zyrtarës së LDK-së Jehona Lushaku të martën në Politiko.
Për shifrat e emigrimit për një vit në Kosovë ajo fajësoi krysisht këtë qeveri, që sipas saj nuk arriti të krijojë kushte për qytetarët e saj, shkruan Gazeta10.
“Në dy vitet e fundit hiç pa liberalizim 40 deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në BE me viza pune brenda vitit.”, deklaroi Lushaku.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Ardian Çollakut i cili e kundërshtoi atë duke e quajtur jokorrekte të bëhet një analizë e tillë ku e fajëson vetëm këtë qeveri për mosliberlizim.
Çollaku ia përmendi Lushakut edhe mungesën e sigurimit shëndetësor, sigurinë ekonomike etj.
“Në analizë duhesh me qenë korrekt. Sepse këtu nuk është faji i kësja qeverie, por janë shumë faktor. Jemi tu fol edhe për policë e zyrtarë të lartë që ikin prej Kosove. Ktu është një sëri faktorësh që përgjegjës jemi të gjithë. Përgjegjës jemi të gjithë. Sot jemi në situatë alarmante, se ty kanë me ta lëshu punën. Ai që e ka rrogën 1500 euro në aviacion, ka me ta lëshu punën mjeku e ke me met si shtet cullak. Ke me shku në Shkup me u shëru.”, i tha Çollaku – Lushakut. /Gazeta10