Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për shkak të vendparkimit, një shqiptar i vrau dy kusherinjt e tij në Tetovë

Gazeta10
27 December 2023 - 18:32

Në Çellopek të komunës së Bërvinicës në rajonin e Tetovës të Maqedonisë së Veriut, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur, sipas mediave locale për një vendparking.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, për TV21 kanë konfirmuar se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë.

Gjithashtu policia njofton se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, njofton policia.

Ndërsa, siç raporton “Alsat M”, motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.