Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Për të dytën javë radhazi, Hazrollaj merr çmimin “Ylli i Javës”

Gazeta10
04 March 2024 - 12:20

Është futbollisti i momentit në Superligën e Kosovës.

Drilon Hazrollaj po vazhdon të mahnit me paraqitjet e tij në fushën e lojës, dhe këtë e konfirmoi edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar .

Fantazisti 20-vjeçar i Malishevës shënoi tre golësh në ndeshjen ndaj Gjilanit, duke i dhuruar klubit të tij tre pikë të reja, shumë të rëndësishme.

Hazrollaj ishte arsyeja kryesore që Malisheva u rikthye nga disavantazhi dhe në fund arriti të arketojë pikët e plota në takimin si mysafir.

Për këtë paraqitje, Hazrollaj u shpërblye me çmimin “Ylli i Javës” që dhurohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Pasi mori çmimin, lojtari i Malishevës u shpreh i lumtur dhe optimist për objektivat e tij dhe të klubit.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”

Hazrollaj ka 15 gola të shënuar në këtë edicion të Superligës së Kosovës. Në emrin e tij, sulmuesi ka edhe 5 asistime.

Malisheva e Hazrollajt zë vendin e katërt në tabelë me 41 pikë, 2 më pak se vendi që të dërgon në Evropë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.