Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për tri ditë, shtatë të vdekur nga aksidentet në trafik

Gazeta10
25 February 2023 - 19:19

Të shtunën, është raportuar edhe për dy persona që kanë humbur jetën nga aksidentet në trafik, në mesin e tyre edhe një i moshës rreth njëvjeçare. Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ka ngritur alarmin për marrjen e masave të nevojshme nga institucionet e vendit. Për parandalimin e tyre, tashmë kanë nisur edhe fushata për vetëdijesimin e vozitësve dhe kujdesin që duhet treguar.

Vetëm brenda tri ditësh, shtatë persona kanë humbur jetën në Kosovë, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Katër kishin vdekur mbrëmjes e së mërkurës, një të enjten, kurse dy të tjerë të premten, raporton

Ndërkaq, të shtunën, ka vdekur edhe një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare, pas lëndimeve që kishte marr në një aksident trafiku, që një ditë më parë kishte ndodhur në Kamenicë, e ku kishte humbur jetën edhe një 30 vjeçar.

Numri i madh i aksidenteve me fatalitet ka ngritur alarm dhe shqetësim tek të gjithë.

Fotografi Marjan Komani së fundmi ka nisur një fushatë vetëdijesuese duke bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.

Situata me numrin e madh të aksidenteve po shihet si shqetësuese edhe nga inxhinierët e komunikacionit.

Liridon Shahini ka thënë se është moment i fundit kur Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës për marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar aksidentet.

Kurse, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë muajit janar pesë persona kishin humbur jetën nga aksidentet në trafik, kurse shtatë viktimat e ditëve të fundit, e ka çuar në 12 numrin e të vdekurve nga aksidentet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.