Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përfshihet nga tymi i dendur një ndërtesë në Shqipëri: Disa banorë u dërguan në spital

Gazeta10
25 December 2023 - 16:42

Situata kaotike në godinën e e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën.

Në vendngjarje janë jo vetëm ata të Lushnjës, por edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare dhe të qyteteve përreth.

Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.

Mediat atje raportojnë se po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në të gjithë goditën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.

Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.

Sipas tij, gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës, ndërsa vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.

Sipas informacioneve, godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.

Ata që kanë dalë nga godina po transportohen në spitalin e Lushnjës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.