Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundojnë bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite

Gazeta10
18 February 2025 - 13:41

Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, kanë përfunduar.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se negociatat “shkuan mirë” me kushtet për një takim midis Donald Trump dhe Vladimir Putin duke u diskutuar, transmeton Telegrafi.

Bisedimet zgjatën katër orë e gjysmë, me Ushakov që tha se negociatorët kanë rënë dakord me SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Deri më tani nuk ka ndonjë detaj lidhur me atë se çfarë është diskutuar, ndërsa Trump dhe Putin disa ditë më parë zhvilluan një bisedë telefonike.

Ata diskutuan për një takim të mundshëm të dërguarve të tyre, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që ka hyrë në vitin e katërt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.