Gazeta10

Përfundojnë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës për këtë edicion

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së parë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës, raporton Gazeta10.

Gjilani ka mposhtur Ferizajin me rezultat 3-2, Prishtina ka mposhtur si mysafir Dukagjini me shifrat 1-2, ndërsa ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës ka përfunduar baras 2-2.

Gjilani ka shënuar fitoren e parë këtë edicion kundër Ferizajit me rezultat 3-2.

Për Gjilanin golat i shënuan Mevlan Zeka dhe Solon i cili realizoi dy herë, ndërsa për skuadrën mysafire realizuan Haxhimusa dhe Ramadani.

Në anën tjetër edhe Prishtina ka triumfuar kundër Dukagjinit me rezultat të ngushtë 1-2.

Golat për skuadrën nga kryeqyteti i shënuan Endrit Krasniqi dhe Useini, kurse për klinasit realizoi Ahmed Januzi.

Ndeshje e fundit për ditën e sotme ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Dy golat për Trepën i shënoi sulmuesi afrikan Mba, ndërsa për Dritën shënuan Ardit Tahiri dhe Islami.

Nesër në kuadër të Superligës së Kosovës do të zhvillohet ndeshja mes Drenicës dhe Llapit. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit