
E shtuna e 11 marsit na solli para ekranit xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll, me dy ndeshje të zhvilluara.
Ndeshja mes Dukagjinit e Drenicës, e luajtur në “18 qershori” në Klinë, përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të klinasve.
Golat për Dukagjinin i shënuan sulmuesi Otto John, dhe mbrojtësi, Arbër Shala për rezultatin përfundimtar 2-0.
Ndeshja tjetër që u zhvillua këtë të shtunë ishte ajo mes Trepçës ’89 dhe Ferizajt.
Fitore shënuan këta të fundit me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Panadic në minutën e 18-të të ndeshjes.
Pas fitores, Dukagjini mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica pozicionet e fundit në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të tubuara.
Në anën tjetër, Ferizaj në formë të mirë në pranverë, e gjejnë vetën në pozitën e shtatë në tabelë, ndërkaq, Trepça ’89 e zë pozitën e tetë në tabelë, pozitë që dërogn në barazh.