Gazeta10

Përfundon greva e kompanisë “Pastrimi”, por mbeturinat ende s’janë larguar (FOTO)

Ndonëse greva e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ka përfunduar mbrëmë, mbeturinat në disa lagje të kryeqytetit nuk janë larguar ende. Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.

Labinot Makolli nga Sindikata e Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, ka thënë për Ekonomia Online, se greva ka përfunduar por që janë në pritje të vendimit me shkrim. Zotimin, thotë Makolli e kanë marrë nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Marrëveshja thuajse është arritur, ende nuk e kemi një vendim siç e kemi kërkuar me shkrim. Tash në mëngjes ishte nënkryetarja dhe drejtori i shërbimeve dhe thanë se në ora 10:00 do të vije vendimi. Për hir të qytetarëve që të mos krijohet ndonjë pandemi kemi vendosur që të dalim. Punëtoret janë në terren duke punuar, por tash që dy ditë janë grumbulluar menjëherë nuk mundemi t’i largojmë të gjitha. Grumbullimi i tyre është duke u bërë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se punëtorët e kësaj kompanie që punonin me rrogë 330 në muaj, kishin kërkuar rritje page prej 70 eurosh, ndërsa ishin shprehur të bindur se nuk do t’i rikthehen punës nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohej./Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)