Ballkani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Sivassporit, ndeshje kjo që po zhvillohet në kuadër të grupit G të Ligës së Konferencës, raporton Gazeta10.
Turqit kaluan në epërsi vetëm pas 33 sekondave lojë me anë të Fredrik Ulvestad.
Ballkani pas golit të pësuar mori iniciativën dhe në minutën e 20-të arriti t’a barazoj rezultatin me eurogolin e shënuar nga Armend Thaqi.
Ballkani nuk u ndal me kaq dhe golin e epërsisë e gjetën me anë të Arbër Potokut. /Gazeta10/