
Po zhvillohen sonte ndeshjet e para të rrethit të dytë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës.
Drita po luan ndaj Viktoria Plzen, me ndeshjen që po luhet në “Doosan Arena”.
Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Drita kishte rastet e saj, mirëpo pa arritur të konkretizonte në portën e çekëve.
Ndeshja kthyese e kësaj përballje luhet të enjten më 3 gusht.